Gjendja e bujqësisë, deputeti Korreshi: Lopët kanë ikur në drejtim të paditur, fshati po blen qumësht në qytet.

Deputeti demokrat në Lushnjë, Saimir Korreshi, në një intervistë televizive është shprehur se situata e bujqësisë sot në Lushnje, është në atë situate sa i gjithë fshati shkon dhe e ble qumështin në qytet. Sipas tij edhe lopët janë zhdukur në drejtim të paditur…

Pyetje: Çfarë problematikash keni konstatuar te blegtoria?

Korreshi: I gjithë fshati po blen qumësht në qytet, sepse lopët janë zhdukur, kanë ikur në drejtim të paditur. Njerëzit e kanë të pamundur të mbajnë lopë. Në fshat është frikë se nuk e ndjen më erën karakteristike të lopës më. Kanë filluar të bëhen specie në zhdukje. Një lopë, me 20 litra në ditë, i bie 8 mijë lekë të vjetra në ditë. Nuk i del as për t’u vetëushqyer.

Lushnja është realisht hambari i Shqipërisë, por sot fermeri është në ditën më të zezë. Unë fola me një fermer, që është i majtë realisht. E kam pyetur nëse e kanë marrë naftën. Më tha “Saimir dëgjo, e di sa i kënaqur jam, sa hyn 2oo mijë lekëshi te 20 milionëshi, aq i kënaqur jam”. Ai harxhonte deri në 20 milionë lekë të vjetra, pa kompensuar këtu plasmasin.

Imagjino çfarë dhimbje. Sot fermerët shqiptarë presin të dalin barazim. Një tjetër fermer më tha “fara e asaj domates që ka ardhur është skarcitet”. Nuk mund të thotë Ministria e Bujqësisë për hormone, kur njëra bimë jep, e tjetra jo. Unë e di që hormoni i rrit dhe i shumon farat. Kurse këto domate nuk dhanë asgjë.

Të Fundit