Një peshkaqen rreth 2 metra i gjatë, me një peshë 100 kg, është kapur nga peshkatarët ditën e djeshme në Himarë.
Peshkaqeni “dem” është një nga speciet e rrezikshme që qarkullon në ujërat e kripura. Fotot e tij janë shpërndarë kudo në rrjetet sociale. Nuk është hera e parë që në ujërat e detit Jon kapet një specie e tillë.