Hidhet ne rruge nga policia, qytetarja ben akuze te rreme per perdhunim-Stop-21 Tetor 2021

Izmir Duraku, me detyrë specialist krimesh pranë policisë në Fushë Arrëz, tregon, se është akuzuar nga shtetasja Adriana Berisha, e cila vjen nga jetimorja e Shkodrës, se zoti Duraku e kishte përdhunuar. Ajo ka bërë kallzim, ku shprehet, se Duraku abuzoi me të në zyrën e tij, teksa kjo e fundit ishte paraqitur për të denoncuar një ngjarje tjetër, pengmarrje dhe përdhunim prej një grupi individësh. Ajo ka pohuar, se Izmiri e kishte cuar në një banesë dhe ajo kishte mbetur shtatzënë, duke u detyruar të abortonte. Adriana pretendon, se ngjarja ka ndodhur në vitin 2015. Izmir Duraku, u arrestua më 5 qershor 2020 dhe u lirua të nesërmes, pasi nuk kishte prova. Por dy ditë më pas më 8 qershor, Izmiri u përjashtua nga policia pikërisht për këtë akuzë.Prokuroria e Shkodrës hetoi dhe nuk e provoi akuzën. Madje, prokuroria bëri paralelizëm edhe me kallzime të tjera, që kishte bërë vajza, të gjitha të paprovuara. Madje Adriana Berisha u procedua për kallzim të rremë.Megjithëse Gjykata Administrative e Tiranës, i dha të drejtë punonjësit, vendimi u apelua dhe ka mbetur i pashqyrtuar ende.Por Izmir Duraku ka mbetur i papunë dhe vuan pasoja psikologjike e financiare.

Të Fundit