Hetimet për inceneratorët, SPAK firmos urdhër arresti, operacioni në vijim

Hetimet e nisur nga prokuroria e posaçme, SPAK për inceneratorët, kanë çuar në firmosjen e rreth dhjetë urdhëra arresteve.

Nga të dhënat paraprake mësohet se operacioni i nisur mëngjesin e sotëm është në vijim, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuar nga SPAK, me synim prangosjen e të përfshirëve në shkelje.

Paraprakisht mësohet se mes të shënjestruarve nga SPAK janë zyrtarë dhe biznesmenë të ndryshëm të përfshirë në inceneratorin e Fierit.

Mes të arrestuarve është edhe Ariola Kodra, administratore e inceneratorit “Integrated Energy BV SPV”.

Burimet bëjnë me dije se urdhër arresti është lëshuar për drejtorin e Albpetrol, Florian Muça, ish-administrator i kompanisë.

Në pranga është vënë edhe Loran Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit.

Urdhrat e arrestit vijnë një ditë pasi kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, i dërgoi një letër SPAK, ku i kërkoi që ti shkohet hetimeve deri në fund.

Të Fundit