Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është marrë në pyetje nga SPAK, si pjesë e hetimit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Raportohet se Çuli ka qëndruar dhe ka dhënë shpjegime para prokuroreve për rreth dy ore.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer hetime për shpërdorim detyre gjatë procesit të miratimit të vendimit dhe ekzekutimit të tij duke e finalizuar me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar mëngjesin e 17 majit 2020.
Hetimi nisi pas kallëzimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të bërë më 31 dhjetor 2019 dhe 23 janar 2020.
Kallëzimi i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me këtë çështje i është bashkuar këtij procedimi penal.