100 kg drogë në garazh, arrestohet shqiptari në Itali, qeni e çon prapa hekurave

Guardia di Finanza e Pizës arrestoi në flagrancë një shqiptar, me banim në Santa Croce sull’Arno, të cilit iu gjetën 77 kilogramë hashash, 25 kilogramë marihuanë dhe 7 gramë kokainë.

Sipas mediave italiane, ka qenë qeni i drogës, i cili ka zbuluar drogën në një garazh pranë një godine, ndërsa po kalonte rrugën.

Pas kontrollit të garazhit u zbulua sasia e madhe e lëndës narkotike, në total mbi 100 kilogramë .

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me precedentë të mëparshëm penalë për për trafik lëndësh narkotike.

Për shqiptarin është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Të Fundit