Helmohen punonjëset e një fasonerie në autostradën Durrës-Tiranë

5 gra që punonin në një fasoneri në autostradën Durrës-Tiranë janë helmuar në ambientet e punës.

Policia e Durrësit bën me dije se punonjëset e helmuara janë O.A. 41 vjeçe, A.R. 26 vjeç, M.Xh. 30 vjeçe, A.Gj. 35 vjeçe dhe J.K. 38 vjeçe.

Aktualisht ato janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Të Fundit