Të paktën 1500 banorë të Deçanit në Kosovë u helmuan nga uji 4 ditë më parë, teksa ende nuk dihet shkaku i saktë i helmimit.
Mediat në Kosovë sot kanë publikuar pamjet të dy serbëve të dyshimtë të cilët janë parë në ujësjellësin e Deçanit përpara helmimit të qytetarëve.
Këta dy qytetarë serbë janë filmuar nga kamerat e sigurisë pranë pusetave të ujit. Ata u vunë re nga pronari i një biznesi aty pranë, i cili më pas njoftoi policinë. /tvklan.al