Helmimi i qytetarëve në Deçan, ministri Vitia: Do dërgojmë mostra për analiza jashtë vendit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Helmimi i qytetarëve në Deçan, ministri Vitia: Do dërgojmë mostra për analiza jashtë vendit

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka deklaruar sot se mostra të ujit në Deçan do të dërgohen për t’u analizuar jashtë vendit.

Në mbledhjen e qeverisë, teksa u diskutua për situatën në Deçan, ministri deklaroi se situata sot është më e qetë dhe ka fluks më të vogël në spitale krahasuar me ditët e kaluara.

“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave të cilat do të dalin jashtë vendit për analiza më specifike të cilat nuk bëhen në Republikën e Kosovës.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkim Ramosajn dhe QKMF-në, dhe për çdo gjë do të na mbajnë të informuar. Situata sot është me qetë dhe ka pasur fluks më të vogël”, tha Vitia.

Ndërkohë Komuna e Deçanit ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe në spitale kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore më shumë se 1500 qytetarë./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *