Helmimi i banorëve në Krujë, reagon Meta: Kërcënim serioz për jetën, të gjenden shkaktarët dhe përgjegjësit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Helmimi i banorëve në Krujë, reagon Meta: Kërcënim serioz për jetën, të gjenden shkaktarët dhe përgjegjësit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Krujë, ku dhjetra qytetarë kanë përfunduar të helmuar në spital.

Nga të dhënat e para ka dyshime se ata janë helmuar nga uji i pijshëm. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit e cilëson një situatë alarmante që sipas tij duhet trajtuar me përgjegjësi e seriozitet. Mes të tjerash Meta teksa i uroi shërim të shpejtë të sëmurëve, i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin shkakun dhe të gjejnë shkaktarët.

REAGIMI I METËS
Me shqetësim po përcjell helmimin në masë të banorëve të Krujës, një situatë alarmante, që duhet trajtuar me shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore përgjegjëse për shëndetin publik, por edhe nga drejtësia.
Qytetarëve të helmuar, ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalimin pa pasoja të rënda dhe afatgjata, si dhe ju shpreh familjeve të tyre të gjithë solidaritetin!
Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar derimë tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *