Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria merr në pyetje ish-drejtorin e AKU Tiranë

Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën, Ersid Hasanllari po pyetet nga Prokuroria e Tiranës si deklarues për helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Ndërkohë pas tij në pyetje do të merret edhe Flutura Polaci, drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Pas kësaj ngjarje është larguar nga posti i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë (AKU). Një ditë më parë u bë me dije se ai është emëruar drejtor Mjedisi pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), detyrë të cilën e ka marrë zyrtarisht të premten.

52 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pasi konsumuan ushqimin e ardhur nga kateringu ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

AKU ka bllokuar aktivitetin e kësaj kompanie si dhe i gjobiti me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Të Fundit