Hapen të hënën aplikimet për kredi të buta, kush mund të përfitojë

Bashkia e Tiranës ka rihapur programin e kredive të buta për familjet dhe çiftet e reja që duan të blejnë një shtëpi në kryeqytet. Sipas njoftimit aplikimet nisin më 6 Dhjetor dhe vijojnë deri në 10 Janar të vitit 2022, ndërsa jepen edhe detaje mbi përfituesit.

Në njoftimin e Bashkisë thuhet se bazuar në Programin Social të Strehimit “Për Subvencionimin e interesave të kredisë njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar të paraqesin aplikimet e tyre (faza I) për “Programin Social të Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë” pranë Njësive Administrative/Lagjeve nga data 06.12.2021 deri në datën 10.01.2022”.
Programi Social i Strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë synon të mbështesë blerjen e shtëpive të para, me qëllim përmirësimin e kushteve të tyre të jetës.

Kriteret bazë për paraseIeksionimin e kërkesës së paraqitur nga individë/familjet e interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave të kredisë”, do të jenë:

– individë të cilët në, momentin e paraqitjes së kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç;

– familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë pronësi një banesë;

– familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

– familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të percaktuar në tabelën e mëposhtme.

Të Fundit