Ky filmim tregon momentet kur një pasagjer i një avioni në Korenë e Jugut ka hapur papritur portën e emergjencës, gjatë uljes në aeroportin e Daegusë.
Autori, një i ri rreth të 30-ve rrezikoi jetën e tij dhe të 193 pasagjerëve. Pas uljes me sukses të avionit, policia i vuri menjëherë prangat.
12 pasagjerë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital presioni i lartë i ajrit që hynte në kabinë u shkaktoi probleme me frymëmarrjen.
Hetuesit thanë se në momentin e hapjes së derës, avioni ishte në një lartësi prej 200 metrash mbi sipërfaqen e tokës.
Motivet që e çuan autorin të hapë portën e emergjencës janë ende të paqarta, ndërsa ligjet parashikojnë që ai të dënohet me 10 vite burg.