Halli i gruas, komshiu i alkoolizuar i ka nxjerrë shtëpinë jashtë përdorimit 30 tetor 2018

Sabire Shkurti, një banore e zonës së 21 dhjetorit në Tiranë, ankohet në “Stop”, se shtëpia e saj është pushtuar nga lagështira.Shkak sipas saj, është bërë komshiu, që banon mbi të. Kadri Zejnati është i alkoolizuar , le cezmet hapur dhe është bërë problem social për të gjithë komunitetin.Gazetarja e “Stop” kontaktoi edhe me zotin Zejnati, i cili jeton si në epokën e gurit e duket që ka probleme.Pas shumë përpjekjesh në bashki, shërbimin social shtetëror dhe njësinë administrative nr 7, kryetarja e njësisë, Gjinovefa Kadria, premtoi të zgjidhë problemin e të cojë Kadri Zejnatin në një shtëpi të moshuarish.

Të Fundit