Hajduti më i madh i makinave në botë, vodhi 5 mijë makina në 24 vjet

Hajduti më i mirë i makinave në botë ‘meriton’ një vend në librin Guinnes, i cili në 24 vite vodhi më mijëra automjete.

Disa muaj më parë, autoritetet policore të Delhi në Indi arrestuan njeriun që kishte vjedhur mijëra makina për shumë vite, duke i dhënë fund aktivitetit të tij të pakontrolluar.

Ky është 54-vjeçari Anil Chauhan i cili kishte përhapur terrorin në vend, pasi mësohet se ka kryer vjedhjen e afërsisht 5 mijë makinave, që nga viti 1998 kur filloi aktivitetin e tij.

Gjatë 24 viteve të veprimtarisë së tij të paligjshme, Chauhan udhëtoi me aeroplan në çdo cep të vendit të populluar, duke synuar të vjedhë çdo lloj ‘stolie’ me katër rrota, të cilat ai i vodhi me ndihmën e anëtarëve të rrethit të tij dhe më pas i shiti në vende të ndryshme.

Lista e tij e mallrave të vjedhura përfshin gjithashtu disa SUV, shumë prej të cilave mbanin emblemat e tyre Toyota, Hyundai dhe Suzuki.

Vihet re se përveç vjedhjes së makinave, Anil Chauhan merrej edhe me aktivitete të tjera të paligjshme, si tregtia e armëve, por edhe me kontrabandë me brirë rinocerontësh. Në të kaluarën ai ka qenë i përfshirë në 181 raste të paligjshme dhe është dënuar me pesë vjet burg.

Chaucan ishte në kërkim prej shumë muajsh nga policia, e cila ia doli ta arrestonte, pasi kishte intensifikuar punën e saj operacionale për të luftuar fenomenin e tregtisë së paligjshme të armëve, që po lulëzon së fundmi në Indi.

Gjatë arrestimit të tij, policia gjeti një pistoletë pa leje, dy gëzhoja dhe një motoçikletë të vjedhur, dhe një automjet i vjedhur.

Të Fundit