“Grusht i hekurt”, Balluku: Aksion për heqjen e mjeteve të paligjshme të transportit publik

Nga nesër nis aksioni i policisë për heqjen e mjeteve të palijgshme të transportit publik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ministrja Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor paralajmëroi se do të veprohet me “grusht të hekurt”.

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.

Pak ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mblodhi në një takim palët për t’u njohur konkretisht me kërkesat e tyre. Shoqata kërkon indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.

Të Fundit