Gruaja shtatzënë përplas me makinë 7-vjeçaren, dërgohen të dyja në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në qytetin e Lezhës. Një grua shtatzanë teksa po drejtonte makinën ka përplasur një vajzë 7 vjeçe. Ngjarja ndodhi në afërsi Varrezave të Dëshmorëve, në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Sipas Klan News u transportuan në spital gruaja shtatzanë por edhe e mitura.

Fatmirësisht 7-vjeçarja e aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit