“Gruaja ndërhyn te rrjetet e mia sociale” – Padia e pazakontë në Shkodër, burri denoncon bashkëshorten në polici

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 26-vjeçare, pasi bashkëshorti i kësaj të fundit e ka denoncuar te blutë e Shkodrës se e reja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger”.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. C., 19 vjeç, banues në fshatin Kullaj dhe Sh. Rr., 39 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

-Më datë 11.01.2024, ka kallëzuar shtetasi A. B., 39 vjeç, se është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit