Ajo është gruaja më e vjetër e Europës.
Plot 118 vjeçe, motër Andre është sot në karrige me rrota dhe nuk sheh.
Nga 2009-a, ajo jeton në një azil në Francë.
Është gruaja e dytë më e vjetër në botë, pas japonezes Kane Tanaka.
Tre ditë më parë e festoi ditëlindjen me tortën me çokollatë.
“I lutem Zotit të më thërrasë, por ndoshta ka harruar”, thotë ajo.
Ajo e ka kaluar Covid-19 dhe ka plot histori për të treguar.
Megjithatë, thotë se është lodhur nga jeta dhe ka ardhur koha të largohet.