Gruaja aborton pasi burri i gjuajti me shkelm në bark, arrestohet 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar pasi ka shkaktuar abortin e bashkëjetueses së tij.

Shtetasi A.M., ka goditur me shkelm në bark gruan e cila ka përfunduar në maternitetin e Korçës, aty ku dhe dështoi fetusin 2 muajsh.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit