Gris fletën e gjobës në sy të policit, e rrahin e bëjnë për spital, përfundon në burg viktima!

Jemi në Prizren, pasi rreth 20 ditë më parë një i ri 25 vjecar, Taner Qyse, është dhunuar nga tre policë rrugorë të këtij qyteti. Kjo provohet edhe pamjet filmike dhe denoncimi i familjarëve.Sipas avokatit Gent Gjini, i riu është lënë në masën e arrestit me burg, deri në përfundim të hetimeve. Xhaner Qyse, vëllai i madh, i të riut të arrestuar, tregon, se ishte dëshmitar i incidentit. Ai thotë, se makinën e ndaluan disa sekonda përpara dyqanit të dhe policët prenë një fletë gjobe për parkim të gabuar.Polici, sipas tij, u soll në mënyrë arrogante, ndaj dhe i riu e grisi fletën e gjobës. Kjo ishte dhe pikënisja e incidentit dhe dhunimit të të riut, i cili përfundoi me urgjencë në spital. Xhaner dhe Ibrahim Qyse shprehen, se janë të shqetësuar, që familjari i tyre, po qëndron pa të drejtë në qeli.Sipas avokatit Gjini, policët kanë manipuluar ngjarjen dhe prokuroria nuk ka bërë punën në rregull.

Të Fundit