“Gratë më besojnë mua, ndërsa burrat jo”, Rama: Nuk ka rëndësi për kë votoni…

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në dy familje në Kamëz të cilat kanë përfituar nga skema e rindërtimit të banesave për shkak të dëmeve nga tërmeti.

Gjatë bashkëbisedimit Rama deklaroi në njërën prej familjeve se Partia Socaliste e ka fituar mandatin e tretë dhe tashmë do i shkojë punëve deri në fund.

Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri  shtoi gjithashtu se edhe në Kamëz do mbarohen të gjitha punët pasi për të nuk ka rëndësi për kë votojnë.

“Erdha se nuk e besonit. Gratë më besojnë mua. Nuk më besojnë burrat. E di pse më besojnë gratë se e dinë se çfarë është puna. Nuk bëhen gjërat kollaj. Kurse burrat i dinë kollaj gjërat. Detyrën kemi bërë ne dhe do ta bëjnë deri në fund.

Ne e fituam mandatin e tretë. Këtu në Kamëz prapë duan të luftojnë komunizmin por prapë ne do ia bëjmë të gjitha nuk ka rëndësi për kë votojnë”, deklaroi Rama.

Djali i familjes i tregoi Ramës disa piktura për të cilat mori përgëzime prej tij. “Më mirë të bësh pikturë sesa të lozësh bingo. Rrofshi të jeni mirë”, u shpreh Rama

Të Fundit