Jemi në fshatin dhe njësinë administrative Skënderbegas të Gramshit për problemin e të moshuarve Xhevair dhe Lumturije Pole, të cilët prej 17 vitesh janë në konflikt me komshiun, Pëllumb Skora për një rrugë kalimi makinash. Ata kanë vendimet e gjykatës në favorin e tyre, por sërish komshiu nuk i le të përdorin rrugën dhe cdo punë fshati, Xhevairi dhe Lumturija detyrohen ta bëjnë me krahë.I drejtohemi njësisë administrative, ku na pohohet nga administratori Mirgen Çela, se është bërë disa herë hapja e rrugës nga përmbaruesi, komuna dhe bashkia Gramsh, por Pëllumb Skora e ka mbyllur sërish. Sot rruga është e bllokuar dhe zotëria jeton në qytetin e Gramshit.Ne takuam Kryeinspektoren e Inspektoriatit të mbrojtjes së territorit në bashkinë e Gramshit, Loina Zogu, e cila është njohur së fundi me këtë problem. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, bashkia e Gramshit e hapi rrugën e të moshuarve në fshatin Skënderbegas.Lumturija falenderon dhe thotë, se pa ndërhyrjen e “Stop”, problemi i saj nuk do të ishte zgjidhur
- +355 67 220 8888
- [email protected]