Grabitja spektakolare në Rinas, zbulohen dy shuma ‘qesharake’ nga paratë e vjedhura.

Janë gjetur dy shuma parash nga ato që u grabitën në muajin Prill në Rinas.

Mesohet se një pjesë e parave janë gjetur në banesën Elton Piklit, rreth 5 mijë euro, ndërsa po ashtu një pjesë tjetër parash i janë gjetur të atit të Renaldo Sulës.

Burime bëjnë me dije se dy shumat e parave që janë gjetur i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë.

Ndërkohë Gjykataka pranuar kërkesën e bërë nga prokuroria për të marrë kampionet e AND-së së  dy prej të arrestuarve të grabitjes, Oltian Veseli dhe Elton Pikli, pasi një prej tyre kishte refuzuar që ta jepte kampionin e AND-së.

Për grabitjen e ndodhur në 9 Prill në Rinas, ku u morën rreth 6 milionë euro, dhe ku mbeti i vrarë një prej autorëve Admir Murataj, mbahen të arrestuar derimë tani 6 persona: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe shtetasi nga Kosova, Ragip Hajdini.

Alkond Bengasi është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes, e megjithatë gjetjet e tij janë kundërshtuar nga personat e tjerë të arrestuar. Nga ana e policisë mbeten ende në kërkim të dyshuarit kryesor për ngjarjen janë vëllezërit Eldi dhe Klement Çala, me origjinë nga qyteti i Elbasanit.

Të Fundit