Grabitet zyra e OSHEE në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në rrugën Qemal Stafa në kryeqytet.
Grabitja dyshohet të këtë ndodhur natën. Kanë qenë punonjësit e OSHEE-së ata që kanë pikasur vjedhjen kur kanë shkuar në mëngjes në punë teksa kanë parë derën e jashtme të hapur dhe dyert e brendshme të thyera.
Policia ka kryer veprimet hetimore në zyrat e OSHEE dhe po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Po ashtu do të shihen kamerat e sigurisë, që do të zbardhin e edhe ngjarjen në fjalë.
Informacion paraprak
Më datë 26.02.2021, në afërsi të Pazarit të Ri, dyshohet se gjatë orëve të para të mëngjesit në zyrën e OSHEE-së, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një shumë prej 2.000 lekësh. Grupi hetimor po kryen veprimet në lidhje me ngjarjen për identifikimin dhe kapjen e autorit.