Si çdo vit, motori më popullor i kërkimit mes njerëzve në të gjithë botën, Google ka ndarë me publikun fjalët më të kërkuara gjatë vitit që po lemë pas.
Fjala Wordle kurorëzoi vendin e parë si termi më i kërkuar i Google në botë dhe në SHBA në vitin 2022. Kërkimet u zbuluan nga gjigandi i teknologjisë në raportin e tyre vjetor Year in Search.
Wordle është një lojë mjaft e njohur në internet që u jep lojtarëve gjashtë mundësi për të gjetur një fjalë me pesë shkronja çdo ditë. Megjithatë, ëordle ka dhe një tjetër kuptim.
Wordle, është edhe termi që përdoret për të përshkruar konfigurime të tilla, të cilat, në bazë të një teksti me shumë fjalë, tregojnë vizualisht nga më e madhja tek më të voglat, fjalët kryesore të përdorura gjatë të gjithë tekstit.
E lëshuar nga inxhinieri i softuerit amerikan Josh Ëardle në vitin 2021, thjeshtësia e lojës së përditshme të fjalëve ka gjetur tërheqje masive.
Wordle u bë aq popullor saqë kërkimet në Google nga lojtarë të dëshpëruar që kërkonin përgjigje ndikuan në tendencat e tjera kryesore të kërkimit të Google.