Kompania Google po teston në spitale një softuer të inteligjencës artificiale, të quajtur Med-PaLM 2.
”Është krijuar për t’iu përgjigjur pyetjeve mjekësore dhe ka qenë në testim që nga prilli në spitalin kërkimor të Mayo Clinic”, sipas ”Wall Street Journal”.
Google beson se modeli i tij i përditësuar i IA mund të jetë veçanërisht i dobishëm në vendet me “qasje më të kufizuar te mjekët”.
Med-PaLM 2 u trajnua në një seri demonstrimesh ekspertësh, të cilat Google thotë se do t’i bëjnë bisedat e kujdesit shëndetësor më të mira sesa chatbotwt e përgjithësuar si Bard, Bing dhe ChatGpt.
Dokumenti i cituar nga ËSJ përmend gjithashtu kërkimin që Google bëri publik në maj. Ai tregon se Med-PaLM 2 ka ende disa probleme saktësie, tashmë të dukshme në modelet e mëdha gjuhësore.
Por, në testet e arsyetimit ai kryente veprime pak a shumë si edhe mjekët. Sipas drejtorit të lartë të kërkimit të Google, Greg Corrado, modeli i IA është ende në fillimet e tij.
Klientët që testojnë Med-PaLM 2 mund të kontrollojnë të dhënat e tyre, të cilat do të jenë të koduara dhe Google nuk do të ketë akses në to.