“Bum” turistësh këtë verë, Rama: Pikat tona doganore i presin me buzëqeshje

Tashmë që sezoni veror ka nisur, të shumtë janë turistët që zgjedhin vendin tonë për të pushuar. Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje të pikave doganore.

“Portat tokësore të Shqipërisë Turistike, pikat tona doganore, presin të buzëqeshura turistët e panumërt që po “pushtojnë” vendin tonë të bekuar nga qielli, deti dhe toka. *Hani i Hotit, Murriqan, Kakavijë, Kapshticë, Qafë Thanë dhe Qafë Botë”, shkruan kreu i qeverisë.

Këtë vit kanë qenë edhe mediat e huaja më të njohura ato që i kanë kushtuar artikuj Shqipërisë turistike, duke promovuar plazhet, malet dhe shumë zona që sipas tyre janë ideale për pushuesit dhe me kosto shumë të mirë.

Të Fundit