Goditi me grushte punonjësin e doganës, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari në Kukës

Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin 58-vjeçarin A. K. nga fshati Pobreg pasi dyshohet se ka goditur me grushte në fytyrë doganierin A. S. në doganën e Morinës.

“Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Të Fundit