Gjykata Speciale urdhër policisë së Kosovës: Tregoni nëse mund të mbroni në liri ish-krerët e UÇK – Stop
Lajme, Të Gjitha

Gjykata Speciale urdhër policisë së Kosovës: Tregoni nëse mund të mbroni në liri ish-krerët e UÇK

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë lëshuar një urdhër për Policinë e Kosovës për t’u përgjigjur në detaje nëse ata mund të sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së.

Policia e Kosovës sipas urdhrit të lëshuar me 8 tetor nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou, kanë dy javë kohë, prej kësaj date, që të përgjigjen për kërkesën e Dhomave të Specializuara për Kosovën.

“Pas vendimit të panelit të Gjykatës së Apelit, të datës 1 tetor, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi policinë e Kosovës që, brenda dy javësh nga njoftimi i përkthimit të këtij urdhri në gjuhën shqipe, të ofrojë informacion në lidhje me autorizimet dhe kapacitetet e saja, ndër të tjera, për të zbatuar kushtet që kanë të bëjnë me lirimin (e mundshëm) të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Prokuroria akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për kryerjen e krimeve të luftës ndaj qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Në aktakuzë pretendohet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë ndarë qëllimin e njëjtë për të marrë dhe ushtruar kontrollin në gjithë Kosovën me të gjitha mjetet, përfshirë edhe frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e atyre që i konsideronin kundërshtarë”.

Prokuroria pretendon se viktimat ishin kryesisht njerëz që gjatë kohës së luftës perceptoheshin si bashkëpunëtorë të forcave serbe, të zyrtarëve apo institucioneve shtetërore apo edhe që nuk mbështesnin qëllimet e UÇK-së.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *