Gjykata nuk dëgjon lutjet e shqiptarit të dënuar për drogë: Mos më dëboni, se më prishet martesa

Një trafikant shqiptar droge, i dënuar në Britaninë e Madhe, do të dëbohet nga vendi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të Emigracionit, e cila përmbysi një vendim më të hershëm që i kishte lejuar të qëndronte për arsye familjare.

Roland Matranxhi, i cili hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2018 dhe më pas mori status të përkohshëm, u dënua në vitin 2023 me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës në Mançester, shkruan A2 CNN. Ai u shpall fajtor si pjesë e një bande që menaxhonte një fermë të madhe kanabisi në Bolton, ku policia gjeti sasi të konsiderueshme droge me vlerë mes 100 mijë dhe 200 mijë paundësh, 11 mijë paund para cash dhe shënime mbi kultivimin.

Pas dënimit, Ministria e Brendshme nisi procedurat e dëbimit, por Matranxhi apeloi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Emigracionit. Bashkëshortja e tij portugeze dëshmoi se nuk do të shpërngulej në Shqipëri, pasi jetonte me motrën e saj në Britani dhe nuk kishte lidhje me Shqipërinë. Gjykata e parë argumentoi se marrëdhënia e çiftit do të “ftohej” nëse ai dëbohej dhe se zhvendosja e saj në Shqipëri do të ishte “e padrejtë dhe e vështirë”.

Megjithatë, Gjykata e Lartë e Emigracionit e hodhi poshtë këtë vendim, duke e cilësuar “të pajustifikuar nga faktet”. Gjykatësi Clive Lane theksoi se Matranxhi nuk kishte provuar “rrethana shumë bindëse” që të mbizotëronin mbi interesin publik për dëbimin e tij. Vendimi përfundimtar urdhëron largimin e tij nga Britania, pavarësisht lidhjes martesore.

Gjykata nuk dëgjon lutjet e shqiptarit të dënuar për

Të Fundit