Gjykata lë në arrest shtëpie katër elektriçistët e arrestuar për dy shtëpitë e barit në Vlorë e Kropisht

Gjykata e shkallës së parë Vlorë ka vendosur masën “arrest shtëpie” për katwr elektriçisët e arrestuar pas zbulimit të dy shtëpive të barit në Vlorë dhe në fshatin Kropisht. Shtetasi N. Dh., dhe F. Ç., banues në fshatin Kropisht si edhe E. B., dhe G. M., i shpëtojnë burgut.

Në një seancë gjyqësore që zgjati më tepër se 1 orë Gjykata e Vlorës vendosi për ta masën e sigurisë arrest shtëpie nën argumentin e mospërfshirjes direkte në këtë ngjarje kriminale.

Katër të rinjtë do të mbahen nën vëzhgim derisa hetimet të përfundojnë.

Të Fundit