Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg, ish-efektivin e Shqiponjave, Nevaldo Hajdarajn për vrasjen e Klodian Rashës në dhjetor të 2020.
Sipas News24, Nevaldo Hajdaraj ka kërkuar falje dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së Rashës në seancën gjyqësore që ka nisur në orën 13:00.
Avokati i Nevaldo Hajdarajt, Adriatik Cama i cili mbeti i plagosur rreth dy muaj më parë në vrasjen e Kudret Saliajt ishte i pranishëm në sallën e gjyqit sëbashku me të pandehurin.
Mësohet se ai ka kërkuar që Hajdaraj të mos dënohet për veprën penale vrasje me dashje. Sipas tij, vrasja e Rashës është në kapërcim të kushteve të mbrojtjes çka përkthehet në një dënim më të ulët.
Trupa gjykuese është tërhequr tashmë për të marrë vendim