Gjykata e Lartë plotëson kuorumin,Kim:Hap i madh përpara për reformën në drejtësi

Ambasadorja e SHBA-vë në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar për dekretimin e emërimit të Sokol Ngresit, si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Në një status në “Twitter”, Kim shkruan se sot është bërë një hap i madh për reformën në drejtësi pasi është dekretuar Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë duke plotësuar kështu kuorumin pas 5 vitesh.

Më tej, Kim nënvizon se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale.

 “Hap i madh përpara për reformën në drejtësi: Gjyqtari i 13-të i Gjykatës së Lartë u dekretua sot, duke i dhënë mundësi Kolegjeve të Bashkuara që të kenë më në fund kuorumin pas 5 vitesh. Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë është në gjendje tashmë të kryejë të gjitha funksionet, të shqyrtojë më shumë raste dhe të ndryshojë ligjet gjyqësore në mënyrë racionale.  Ky hap i madh është falë bashkëpunimit të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe Presidencës. Shpresojmë që kjo të vazhdojë. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por përfundimisht po ecën përpara dhe po prodhon rezultate reale”-shkruan Kim./Opinion.al

Të Fundit