Prokuroria mbylli cështjen për tenderin abuziv të byzylykëve elektronikë. Por pak muaj më vonë, raporti i Auditimit të vetë Ministrisë së Drejtësisë konstatoi mungesë ligjshmërie për tenderin problematik.Nga ana tjetër edhe Ministria e Financave nëpërmjet një tjetër raporti, konstatoi një mori shkeljesh.
Pas gjithë këtyre fakteve, më në fund u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyre nga ana e funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.Një tjetër provë, që tregon paligjshmërinë dhe shpërdorimin e fondeve publike është dhe një vendim Gjykatës Administrative, e cila detyroi bashkimin e 3 operatorëve, që t’i kthejë buxhetit të shtetit shumën e fituar për Mbikqyrjen Elektronike.