I ra të fikët para nisjes së vaksinimit, mjeku nga Vlora niset me urgjencë drejt Tiranës

Kryevaksinuesi Piro Begaj, i cili u raportua se pësoi gjendje të fikti pak para nisjes së procesit të vaksinimit në Vlorë, është nisur për ndihmë të specializuar në drejtim të Tiranës.

Mjeku ka pësuar një ishemi (hemorragji cerebrale) nga luhatja e tensionit.

Bëhet me dije se mjeku ka reaguar në Spitalin e Vlorës, dhe më pas është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Me gjithë incidentin procesi i vaksinimit ka vazhduar normalisht, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Pas Tiranës, procesi i vaksinimit nisi në Shkodër, ndërsa sot është zhvendosur edhe në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore.

Të Fundit