Miliarderi Bill Gates, në një nga episodet episod të podcastit e cila titullohet “Mos më ngatërro mua me Bill Gates”, ka folur edhe për gabimin që ba bërë gjatë rinisë së tij.
Bill foli për stilin e jetesës në moshën 30-40 vjeç dhe tregoi se ai i mburrej shoqërisë se flinte shumë pak, raportojnë mediat e huaja.
“Disa njerëz thonë ‘kam fjetur vetëm gjashtë orë’. Një tjetër tha ‘kam fjetur vetëm pesë’ dhe ‘mirë, ndonjëherë nuk fle fare’. Dhe unë mendoja se “këta djem janë shumë të mirë, duhet të përpiqen më shumë, sepse gjumi është për dembelët dhe është i panevojshëm”, tha Gates.
Por ai shtoi se studimet që ka paguar vetë zbulojnë se gjumi i pakët është një nga shkaqet e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer.