Arben Ahmetaj kërkon kthimin e pronave të sekuestruara nga SPAK

Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj nga arratia kërkon kthimin e pronave te cilat SPAK i ka sekuestruar në kuadër të hetimeve që po kryen për 3 vepra penale.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK njoftoi se ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror.

“Sekuestro preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi, në shumën 124 300 Euro.”

Ndaj Ahmetaj ka një urdhër arrest ndërkombëtarë me masë shtrenguese “Arrest në burg” për veprat penale, shpërdorim detyrë, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Të Fundit