Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e Fredi Belerit për ndryshim të masës së sigurimit. Beleri kërkonte masë më të butë se ajo e arrestit në burg.
Beleri u arrestua për shitblerje votash me urdhër të prokurorisë së Vlorës, më pas akuza e qytetit bregdetar shpalli moskompetencë dhe dosja i kaloi SPAK.
10 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin Fredi Belerit, si kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, i cili fitoi përballë kandidatit të PS Jorgo Goros.
Beleri është kryetar i mandatuar i Bashkisë së Himarës. Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë procedurale, betimin para Këshillit Bashkiak.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit nën akuzën e krimit zgjedhor.