GJKKO e la në burg, reagon Meta: Do ta çojmë çështjen në Strasburg

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e la sërish në burg.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e “Rilindjes””, shkroi ai në rrjetet sociale.

Meta paralajmëron se do ta “çmontojë këtë fasë hap pas hapi” dhe shpartallimi do të vijë në “Gjykatën e Strasburgut, por edhe në debatin publik”.

Ai vijon më tej duke paralajmëruar një dalje publike të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për të parashtruar argumentet e tij kundër pretendimeve të akuzës, të cilat i konsideron qesharake.

Ndërsa gazetarët i ftojnë që t’i adresojnë pyetjet e tyre përmes telefonit të Tedi Blushit.

“Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë”, përfundon reagimi i kreut të Partisë së Lirisë.

Kujtojmë se Meta kërkoi zbutje të masës së sigurisë, por kjo nuk u pranua nga GJKKO-ja.

Meta është marrë i pandehur nga SPAK për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të pasurisë. Prokuroria e Posaçme ka vendosur të vijojë hetimet ndaj tij edhe për tre muaj të tjerë

Të Fundit