“Gjithë jetën time e kam takuar 3 herë”, Gjekmarkaj: Gjuha e Berishës agresive. PD kishte një ultimatum që…

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha do të duhej të ishte larguar nga politika që në vitin 2013, ndërsa theksoi se ai po përdor një gjuhë të ashpër dhe të tejkaluar ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

“BalkanWeb” ka zbardhur diskutimin e Gjekmarkajt para kolegëve të tij demokratë sot në mbledhjen e grupit në selinë blu, ku ai komentoi dhe vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës.

“Unë nuk ja dal asnjëherë të jem asnjëherë të jem asnjanës në ngjarjet e ketij vendi e as në ngjarjet ne PD! Jo se nuk dua te jem, por nuk ja dal te jem, logjika nuk me le, sepse e kam nje gjykim. Po flasim per bashkim! Ku eshte bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me bështymë sikur ngjisim dy copa letra! Une gjithe jeten e kam takuar tre here Sali Berishen por kam 30 vjet respekt per të! Po, po respekt ! Por jam dakord me Flutura Açkën kur foli per ‘Berishizmin’! Kemi te bejme me nje fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do të thotë ky përkufizim se paskemi të bëjmë me një fenomen negativ, jo jo, ‘Berishizmi’ si çdo fenomen ka anët e veta pozitive e negative. Por sot ai eshte e kaluara! Per mua optimale do kishte qene qe Doktor Berisha te largohej ne vitin 2013, 2017, 2021 por se ka bere! Tani ai po perdor nje gjuhe te vjetër, te tejkaluar, te nxjerre nga sirtarët e se shkuares, agresive dhe asgjësuese! Ju lutem te dashur koleg nese mendoni qe Lulzim Basha është peng thojani ne sy, nese ai eshte, po kaq nese e konsideroni ‘beseprere’ apo dicka tjeter! Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non-grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka nje përqendrim tek problemet e PD be keto vite!

E vërtetë ka probleme PD ne cilësi mendimi, ne mënyrën e funksionimit, ne gjykimin tim pa pretenduar se jam me i mire se ju, dhe s’kam hezituar t’i them publikisht keto e do t’i them gjithmone. Por nuk eshte ky thelbi! Nese Basha nuk e merrte kete vendim ku do shkonim? Nese ikte Basha dhe vinte dikush tjeter si do ta zgjidhte? Nese Foltorja zgjedh nje kryetar, me Ameriken si do ta zgjidhë!? PD kishte një ultimatum që po rrezikonte ta zinte nën vete! Nuk jam kundër Sali Berishes, por perspektivës qeë ajo ofron si lëvizje! Unë si them këto për t’i bërë qejfin Bashës aspak di të mbajë qëndrime kritike dhe ndaj tij dhe do t’i mbaj por kjo është e vërteta ime siç e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha!”, mësohet të jetë shprehur Gjekmarkaj para demokratëve.

Të Fundit