Sazan Duro, një qytetar nga Gjirokastra, tregon, se ka shitur një banesë në këtë qytet. Ai thotë, se sipas rregullave, kanë shkuar te noteri, ku kanë bërë dhe kontratën për për shitblerje. Mbas një periudhe 10 ditore, u kthye një faturë nga Hipoteka, që duhet të paguhej aplikimi nga blerësja dhe tatimi nga shitësi. Blerësja, në emër të noterit, bllokoi lekët në bankë, deri në momentin, që ajo do të merrte certifikatën. Sazani shprehet, se as ai nuk ka marrë lekët, as blerësja nuk ka marrë certifikatën e pronës prej 4 muajsh tashmë. Ne u lidhëm me drejtorin e ASHK-së Gjirokastër, i cili shpjegon, se kjo procedurë zgjat 15-20 ditë. Por, meqënëse ka pasur mbingarkesë sistemi, mund të ketë vonesa. Pasi i vumë në dispozicion fletën e aplikimit të Sazanit, cështja u zgjidh brenda 3 ditësh.
- +355 67 220 8888
- [email protected]