Një zjarr ka rënë në Mitropolinë Ortodokse të Gjirokastrës, duke djegur vendin e lutjeve dhe disa sende të tjera me vlerë. Zjarri ka rënë rreth orës 11:20 të 5 janarit dhe menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse në Lagjen “Meçite”, ku ndodhet Mitropolia.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi zjarrfikës me disa efektivë dhe automjetin mbështetës. Zjarri ishte shkaktuar nga lënia ndezur e qirinjve tek vendi i posaçëm i lutjeve fetare.
“Nga ndërhyrja e shpejtë dhe efikase u bë izolimi i zjarrit duke mos lejuar depërtimi e tij në pjesët e tjera, të cilat ishin me konstruksion dru dërrase dhe përfshirja në flakë mund të shkaktonte një zjarr masiv”, shprehet drejtuesi i zjarrfikësve Gramoz Llapi.
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase të zjarrfikësve, zjarri është izoluar dhe nuk ka arritur të përhapet në pjesët e tjera të ndërtesës, të cilat ishin me konstruksion prej druri dhe mund të kishin shkaktuar një zjarr masiv.
Nga zjarri u dëmtua vendi i qirinjve, disa libra dhe hapësira e lutjeve. Sipas burimeve, zjarrin e shkaktoi lënia ndezur e qirinjve në vendin e posaçëm të lutjeve.