Gjimnazet rihapin dyert me rregulla të reja, 31 mijë maturantë kthehen në klasa.

Pas tre muajsh izolim e mesim nga shtepia, rinisin shkollat per rreth 31 mije maturante ne vend.

Gjimnazet kane rihapur dyert mengjesin e sotem ne Shqipei, për herë të parë që prej mbylljes ne mars per shkak te shperthimit te koronavirusit.

Ministria e Arsimitr ka njoftuar me heret se jane rreth 500 gjimnaze që sot hapin dyert për 31 mijë maturantë.

Sipas udhezimit te nxjerre nga ministria e Arsimit, maturantet do te jene per 3 jave ne shkolle, per gjithe konsultimet e nevojshme para provimeve te Matures Shteterore.

Ata do te zhvillojne mesim ne klasa duke ruajtur rreptesisht distancen e ne kushte te tjera te sigurise per shkak te pandemise.

Nderkohe qe do te bejne konsultimet per matematikën, letërsinë, anglishten dhe lëndët me zgjedhje, ne muajin qershor do te zhvillohen provimet.

Të Fundit