Seriali i animuar “The Simpsons” ka bërë disa parashikime të sakta gjatë viteve të fundit, duke filluar nga tragjedia e 11 shtatorit, e deri te presidenca e Donald Trump. Por megjithatë, parashikimi më i frikshëm duket se është zhdukja e nëndetëses që do të eksploronte rrënojat e Titanikut.
Një operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi u zhvillua ditët e fundit me shpresën për të gjetur nëndetësen e zhdukur përpara se të mbaronin rezervat me oksigjen.
Ndërsa situata tragjike ka tronditur miliona njerëz në të gjithë globin, duket sikur Simpsons e parashikoi atë në vitin 2006.
Në episodin klasik të serialit të animuar, Homer Simpson, i cili zbulon thesare nga deti, mban një fjalim rrëqethës rreth misionit të tyre nënujor përpara se të nisen në ekspeditën e tyre.
“Sot jam i mbushur me gëzim. Duke kërkuar thesar me babain tim të humbur. Ëndrra ime për secilin prej jush është që të gjeni lumturinë që ndjej sot,” thotë ai.
Homeri dhe babai i tij u nisën për misionin e tyre nënujor në oqeanin e thellë me një nëndetëse të vetme.
Dyshja babë-bir, pas zhytjes gjejnë një varkë të mbytur dhe në përpjekje për të marrë thesarin ata ngecin në rrënojat e varkës, ku oksigjeni fillon të redektohet në nëdetëse.
Një ngjashmëri e madhe me nëndetësen Titan, rrënojat e të cilës u gjetën në afërsi të Titanikut dhe që 5 personat në bordin e saj u shpallën të vdekur.
Episode released January 8, 2006😳 ain't no way the Simpsons predicted the #titanicsubmarine #OceanGate #Simpsons #OceanGateExpeditions #Titan #Titanic pic.twitter.com/yT0iyEgPP5
— Mury (@PILOTB767) June 22, 2023