Gjermania heq kufizimet për shqiptarët, mund të kalojnë në kufij pa asnjë pengesë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Gjermania heq kufizimet për shqiptarët, mund të kalojnë në kufij pa asnjë pengesë

Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani.

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi të mërkurën, të heqë restriktionet për disa vende të reja.

Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera./DW

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *