Shumë herë emisioni “Stop” ka trajtuar pasaktësitë e zyrave të gjendjeve civile, që kanë shkaktuar pasoja në jetët e qytetarëve.Sot jemi në fshatin Fratar, 20 km larg Mallakastrës, sërish për një denoncim për zyrën e gjendjes civile.Fatmir Taraj tregon, se në vitin 2009 u martua me një shtetase greke, Nikoletta Kountouri, dhe pasi sollën në jetë fëmijën e parë jashtë martese, shkuan tek noteri Agron Hasanbashaj, për të bërë njohjen e fëmijës.Më pas i drejtohen zyrës së gjendjes civile Fratar, për të bërë regjistrimin e fëmijës, por pas disa kohësh zbuluan, se ishte bërë gabim emri dhe mbiemri i bashkëshortes si dhe shtetësia e vajzave në greke, nga shqiptare. Në këto kushte Fatmiri iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së parë Vlorë, dhe me vendim të saj, punonjësi i gjendjes civile,Ylli Pashaj korrigjoi gabimin e emrit dhe mbiemrit, por jo shtetësinë. Noteri Agron Hasanbashaj ia kalon fajin përkthyeses,ndërsa kjo e fundit,Rovena Marku, shprehet, se përkthyesit nuk kanë një praktikë të unifikuar për këto raste, prandaj dhe bëhen shumë gabime të tilla.Syri Malaj, përgjegjës në Drejtorinë e gjendjes Civile Mallakastër, thotë, se qytetari duhet t’i drejtojë shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe Ambasadës Greke, që kjo e fundit ta pajisë me një leje kalimi. Më pas vajzat mund të marrin pasaportë greke, ose shtetësi shqiptare me dekret Presidenti.I drejtuar nga gazetarja e “stop”Fatmiri ndoqi këtë rrugë dhe vajzat fituan shtetësinë shqiptare.
- +355 67 220 8888
- [email protected]