Gjendet një minë antitank në Mat, dyshohet se ka brenda 5 kg tritol

Një minë antitank mësohet se është gjetur në njësinë Baz të Matit, 10 metra poshtë rrugës nacionale Burrel-Skuraj.

Sipas raportimeve mina është pikasur nga banorët e zonës,  të cilët më pas kanë  njoftuar policinë. Dyshohet se mina  e gjetur ka brenda 5 kg tritol.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën.

Të Fundit