Gëzim Kame tregon si ironizoi zinë për vdekjen e Enver Hoxhës: Gruan time e ndaluan të vinte tualet në punë

Gjatë rrëfimit për “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, regjisori Gëzim Kame është ndalur edhe te shfaqja e “Shtepia e Bernarda Albes”. Ai ka thënë se me këtë shfaqje ka ironizuar zinë që është mbajtur për vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.

Kame ka theksuar që vinte re se gruan e tij në atë kohë në punë nuk e linin të bënte tualet apo të vinte buzëkuq, madje njerëzit as nuk mund të qeshnin në rrugë, sepse ta bënin me gisht.

“Problemi është që ajo shfaqje e mbart zinë të imponuar nga Bernarda për 5 vajzat e saja, mbas vdekjes së babit të tyre dhe gruas Bernada Albës. Mirëpo, spanjollët e kanë pasur në atë periudhë zinë me vite, nuk e di se si e kanë sot. Edhe dha urdhër që do të ketë 8 vjet zi, që do të thotë nuk do të dalësh te pragu i derës së shtëpisë, por edhe ajo zija që ishte në atë periudhë kur vdiq udhëheqësi i asaj kohe, Enver Hoxha, u bë një jetë e dhunuar, që zgjati me muaj zija dhe unë shikoja dhe gruan time që e kishin ndaluar në punë të vinte tualet, buzëkuqet dhe ku di unë.

Një zi e imponuar, doje ta mbaje, s’doje ta mbaje, sepse ta bënin me gisht rrugës, ja ky s’po mban zi, si me thënë ky po qesh, po argëtohet”, tha regjisori./

Të Fundit