“Gërdeci”/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu nuk do të hetohet

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet si përgjegjës i tragjedisë së Gërdecit.

Kujtojmë se ka qenë SPAK që kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ma imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Pas kërkesës së SPAK kjo çështje ka shkuar në Gjykata e Lartë dhe kjo e fundit ka vendosur t’ia dërgojë për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Të Fundit